Ambasadorja ukrainase në SHBA, Oksana Markarova, të dielën ka akuzuar Rusinë për pushtimin e vendit të saj, duke thënë se është “një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte”, transmeton InLajmi.
“Epo, ju e dini, është e qartë për ne se Rusia është një shtet terrorist i udhëhequr nga një kriminel lufte dhe ne po punojmë ditë e natë dhe po luftojmë ashpër për të mbrojtur tokën tonë dhe për të mbrojtur demokracinë tonë,” tha ajo.
“Dhe të gjithë duhet të sillen para drejtësisë. Pra, mendoj se do të jetë e vështirë të drejtosh një shtet nga Haga”, shtoi ajo, duke iu referuar Gjykatës Ndërkombëtare Penale me vendndodhje në Holandë, shkruan CNN.
Markarova tha se forcat ruse po vrasin civilë, po vrasin fëmijë, po shkatërrojnë spitalet, infrastrukturën civile, shtëpitë e banimit, kudo. /InLajmi/