Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi se fjalët dhe veprimet e luftës në Ukrainë mund të ndalojnë armëpushimin, një ditë pasi homologu i tij amerikan Joe Biden e përshkroi liderin rus Vladimir Putin si kriminel lufte dhe tha se ai nuk duhet të lejohet të qëndrojë në pushtet, transmeton InLajmi.
Macron u tha mediave franceze se qëllimi ishte një armëpushim në Ukrainë dhe më pas tërheqja e trupave ruse.
Ai tha se kjo nuk do të ishte e mundur me një përshkallëzim përmes fjalëve apo veprimeve.
Autoritetet amerikane kanë mohuar se Biden po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit në Rusi pas komenteve të tij të pashkruara gjatë një vizite në Poloni, shkruan BBC.
Macron ka mbajtur komunikim me presidentin rus gjatë gjithë krizës në Ukrainë dhe tha se do të fliste me Putinin në 2 ditët e ardhshme për të organizuar evakuimin e civilëve nga qyteti port i bombarduar rëndë Mariupol. /InLajmi/




















