Pranvera për Novobërdën fillon me diegien e pyjeve ku janë përfshirë nga zjarri 50 hektarë pyll, në fshatin Prekoc të komunës së Novoberdës, përcjell InLajmi.
Sipas policisë, ekipi i zjarrfikësve kishte arritur ta lokalizojë zjarrin dhe nuk raportohet për të lënduar nga ky zjarr.
“Raportohet se janë përfshi nga zjarri rreth 50 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”, njofton policia. /InLajmi/