Presidenti amerikan Joe Biden këtë të shtunë ka zhvilluar bisedime me ministrat e mbrojtjes dhe të jashtëm të Ukrainës në Poloni, transmeton InLajmi.

Ndërkohë ky është takimi i tij i parë ballë për ballë me zyrtarë të tillë të nivelit të lartë që kur forcat ruse filluan sulmet në Ukrainë

Nga takimi që po zhvillohet disa thonë se fakti që ministrat u larguan nga Ukraina për bisedime është një shenjë në rritje e besimit në mënyrën se si po shkon lufta me Rusinë, shkruan BBC.
Ndryshe, Biden ndodhet në Poloni që nga e premtja dhe pritet të takohet gjithashtu me presidentin polak, Andrzej Duda./InLajmi/




















