“Duart janë një ndër pjesët më të sensitive të trupit tonë. Ato kanë karakteristika specifike biologjike, të cilat i bëjmë ato jashtëzakonisht të ndjeshme.Pjesa e shuplakës së duarve është mjaft e trashë, ndërsa ajo siperfaqësore ka një lëkurë më të hollë me më pak gjëndra dhjamore.Faktorët hidratues janë 4-5 herë më pak aktiv në duar se sa në fytyrë.”, kështu u shpreh dermatovenerologia Artizana Dushi, e cila informoi se ky fenomen jep për të kuptuar se duart pothuajse gjatë gjithë kohës janë të dehidruara.
“Andaj nuk është e kotë shprehja se nëse doni të dini moshën e një personi shikoni duart e tij e jo fytyrën.”.
Dermatovenerologia tregoi se hapi i parë në trajtimin e duarve është minimizimi i ekspozimit ndaj shkaktarëve të mundshëm.
Sipas saj, të kuptuarit se cilët janë shkaktarët për tharjen e duarve do të jetë një ndihmë e madhe për zvogëlimin e acarimit të metutjeshëm të lëkurës së duarve.
Dushi deklaroi se ekziston një spektër i gjerë i simptomave të duarve të dëmtuara si p.sh. skuqja, plasaritja, duart bëhen më të ndjeshme gjatë larjes me ujë të nxehtë, gjatë larjes me sapun dhe fillojnë të japin ndjesinë e djegjes.
Skuqje në duart e kauzës. Përshkrimi i shkaqeve të kruajtjes dhe skuqjes në lëkurën e duarve
“Në rast se kombinohen disa prej simptomave atëhere kjo gjendje diagnostifikohet si Dermatit Irritativ i kontaktit ose Dermatit alergjik i kontaktit. Dermatiti irritativ i kontaktit lajmërohet në 80% të rasteve dhe ndodh te rastet kur duart janë në kontakt me substanca irritative. Ndërsa, Dermatit Alergjik i kontaktit përfshin 20% të rasteve dhe zhvillohet gradualisht gjatë kontaktit të përsëritur me alergjen, i cili me kalimin e kohës nxit ndjeshmërinë e lëkurës.”, u shpreh ajo.
Dermatovenerologia tregoi se faktorët më të shpeshtë të duarve të dëmtuara janë: duart, të cilat janë shpesh në kontakt me ujin. kontakti i shpeshtë me substancat për pastrim dhe dezinfektim pa përdorim e dorëzave, te personat me profesione si; kimistët, muratorët, kopështarët, automekanikët etj., sëmundjet alergjike dhe kronike të lëkurës si Dermatiti Atopik, eczema etj.
“Dermatovenerologia Dushi u shpreh se problemet me lëkurën e duarve mund të lajmërohen edhe te diabeti, psoriaza, ihtioza, alergjitë, sëmundjet e gjëndrës tiroide. “Po ashtu këtu numërojmë edhe Kushtet klimatike – koha me erëra të forta dhe ndryshimet e temperaturës. Ajri i thatë në ambientet e mbyllura, nxemja qëndrore dhe përdorimi i klimës. UV rrezet, të cilat e përshpejtojnë procesin e plakjes.”, deklaroi ajo.
Në faktorët e brendshëm që ndikojnë në tharjen e duarve, sipas saj, janë: ushqimi jo i balancuar, hidratimi i mangët i organizmit, alkooholi, nikotina, stresi, procesi i plakjes së duarve.
Për të parandaluar procesin e tharjes së duarve, Dushi theksoi se duart duhen të lahen me ujë të vakët dhe të përdoren sapunet e butë, të cilët ruajnë PH e lëkurës, duart duhen të thahen me kujdes dhe mos të harrohet pjesa mes gishtave. Ajo potencoi se hidratimi duhet të bëhet menjëhere pas pastrimit të duarve.
“Kremat hidratuese duhet të përmbajnë vajra minerale dhe petroleum. Duhet të vendoset disa herë në ditë kremat me faktor mbrojtës.”, potencoi ajo.
Bashkë me dimrin vjen dhe acarimi i lëkurës: 4 këshilla për duar të buta bebi – Lëkura
Dermatovenerologia Artizana Dushi dha edhe disa këshilla për kujdesin ndaj duarve, tha për rtv21.
“Duart duhet të mbrohen prej ndryshimeve të temperatures, sidomos gjatë dimrit kur duhet të përdohet produkte, të cilat përmbajnë lipide, glycerin, acid hyalorinik, vajra minerale dhe petroleum. Para gjumit duhet të vendosen kremat hidratuese apo yndyrore dhe pastaj të vendoset dorëzat e pambukëta që të kemi një shkëlqim të duarve në mëngjes.”, shtoi ajo.