Ushtruesi i detyrës së kryetarin të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka bërë të ditur që si grup janë takuar më kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Në këtë takim temë diskutimi ka qenë çeshtja e veteranëve të luftës pasi kohëve të fundit po flitet se ky status është keqpërdorur, ndërsa në lidhje më këtë Klinaku bashkë më grupin e tij kanë drejtuar kërkesat e tyre tek Kurti.
Sipas Klinakut ky hetim është kërkuar edhe me hëret nga po kjo organizat pasi i kanë parë shifrat, por që tutje ai ka thënë se duhet të bëhet verifikimi i veteranëve me process gjyqësor.
Postimi i plotë i tij:
Kur kanë aplikuar njerëzit, ka qenë e përcaktuar me ligj se keqpërdorimi i statusit të veteranit paraqet vepër penale. Si organizatë e veteranëve të luftës së UÇK-së, po harrohet se duke parë shifrat, para disa viteve kemi kërkuar që procesi i verifikimit të veteranëve duhet të hetohet nga prokuroria dhe për këtë është nisur proces gjyqësor, i cili ende po vazhdon. Verifikimi i veteranëve të luftës mund të bëhet me proces gjyqësor, që të shihet se ku është bërë shkelje ligjore, por edhe nëse fillon të krijohet tjetër komision qeveritar, nuk mund të verifikohet ndryshe përveçse me anë të komandantëve të UÇK-së.
Ne si OVL UÇK, nuk kemi pasur të bëjmë asgjë me verifikim e as nuk kemi, por përfaqësojmë veteranët dhe e kemi obligim të përkujdesemi për mirëqenien e tyre.
Këto ia kemi thënë në takim edhe kryeministrit. /InLajmi/