Mjeku Basri Lenjani ka thënë se që nga viti 1995, shëndetësia kosovare është organizuar me grupe të caktuara në lagje të ndryshme të cilat shërbenin për të ndihmuar të lënduarit dhe të sëmurët para fillimit të bombardimit në Kosovës.
“Këtë grupe kanë qenë të organizuara dhe qëllimi kryesor ishte të bëhet mobilizimi i shërbimit Shëndetësor në nivel të lagjeve. Në vitin 1998 u formua një ambulancë humanitare me emërtim “Nazim Gafurri” ku në përbërje të saj ishin mjekët dhe specialistët nga degët e ndryshe dhe unë isha drejtues i asaj klinike”, ka shtuar ai.
“Në këtë periudhë kohore janë trajtuar 60 mijë raste të cilat kanë qene raste të ardhura nga zonat e luftës, kryesisht civil të sëmurë apo të lënduar të cilët kanë pasur nevojë për intervenim”, ka thënë Lenjani.
“Rastet më të rënda kanë qenë me problemet kirurgjike, plagët e hapura sidomos lëndimet e kokës gjoksit, barkut si dhe të ekstremiteteve. Ne kemi arritur të bëjmë menaxhimin e rrugëve të frymëmarrjes të ndalojmë gjakderdhjen dhe ti dërgojmë në spitale ushtarake personat që kanë pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjike,”,ka rrëfyer më tej ai në Tëvë1.
“Zakonisht gjatë daljes nga shtëpia ku ishim të strehuar, unë kam qenë pak ma ndryshe, jam dukur ndryshe, për shkak se unë kam qenë fytyrë publike unë kam luajtur rolin e një të çmenduri të paktën për të ikur ati persekutimit. Gjatë kalimit në Aktash nga Qendra e Studentëve, njëri prej tyre me tha se ndoshta kishe me qenë mirë që unë të demaskohem të ndryshoj flokët, t’i ngriti lartë dhe të marr ngjyre në fytyrë të demaskohem kinse nuk jam unë. Në një rast na kanë ndalur një patrullë policore e forcave serbe për të pyetur nëse unë isha doktori por këta i thënë e ky është i çmendur”, ka rrëfyer Lenjani.