Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj njoftoi se është përmbyllur sot programi artistik për “Epopenë e Dukagjinit”, përcjell InLajmi.
Ramosaj njoftoi se shumë miq dhe atdhetarë nga të gjitha trojet shqiptare morën pjesë në këtë program artistik.
Ai gjithashtu u shpreh falënderues ndaj të gjithë atyre që ishin pjesëmarrës.
Lavdi kësaj date të krenarisë tonë kombëtare, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Me shumë miq, atdhetarë, vëllezër e motra nga të gjitha trojet shqiptare, po ashtu me artistë të njohur dhe ikona të muzikës shqiptare, me programin artistik kemi përmbyllur sot, ditën e lavdishme të “Epopesë së Dukagjinit”!
Falënderim të përzemërt për secilin për nderin që na bëtë sot!
Lavdi kësaj date të krenarisë tonë kombëtare!