Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar se sot ka shkuar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë për të shkruar në Librin e Zisë me c’rast është hapur në nder të viktimave nga tërmeti në Shqipëri.
Ai në ditën e Ushtrisë së Kosovës ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre për t’i nxjerrur njerëzit nën gërmadha pas tërmeteve që kanë ndodhur në Shqipëri.
Kurti ka shprehur dhe ngushëllime për familjet e viktimave, ku ka thënë se se LVV ka krijuar shtab të Emergjencës që t’i orientojnë në mënyrë sa më efikase të gjitha ndihmat./InLajmi/