Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në fjalën e tij ka kërkuar një minutë heshtje nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për të nderuar ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
“Ftoj të gjithë deputetët për të mbajtur një minutë heshtje në nder të një zonje të fortë dhe të hekurt, ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën ne shqiptarët do ta kujtojmë si Sekretarja e Shtetit e luftës në Kosovë, tha ai, shkruan Top Channel.
Të mos harrojmë që të gjitha partitë tona kanë pasur mundësinë ta takojnë edhe si Presidente e Bordit të Drejtorëve të Institutit Demokratik Amerikan”, tha Balla.