Deputeti shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha së fundmi se Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane, përcjell InLajmi.
Këto fjalë, Kamberi i tha në takimin me qytetarë, pikërisht tash kur në prag janë zgjedhjet serbe.
Ai po ashtu bëri thirrje tek qytetarët shqiptarë të votojnë sa më në masë në mënyrë që të zgjedhën deputetët e deputetet më të duhur nga Lugina e Preshevës.
Postimi i plotë i tij:
Serbia e pas 3 prillit nuk do të jetë më demokratike dhe aq më pak evropiane.
Ajo do t’i thellojë pabarazitë dhe padrejtësitë. Politike, kombëtare dhe ekonomike.
Prandaj duhen deputete dhe deputet të duhur nga Lugina e Preshevës.
Këtë e kuptojnë më së miri qytetarët.
Këtë e kishte kuptuar Bilaçi dhe Samolica.
Mbrëmë, me Salihun, Rexhijen, Ahmetin, Adnanin, Shpëtimin etj., dëgjuam pikëpamjet dhe nevojat e tyre.
Si kandidatë të sotëm të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës do të jemi nesër përfaqësues të tyre jo vetëm në seancat e parlamentit, por edhe në aktualitetin e jetës së përditshme./InLajmi/