Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin e ka “kapërcyer një vijë të kuqe” dhe komuniteti ndërkombëtar do të rrisë presionin ndaj tij kur ai të takohet me homologët e tij globalë më vonë sot.
Këtë deklaratë ai e bëri përpara udhëtimit të tij në Bruksel, këtë mëngjes, për takimet e NATO-s dhe G7.
Johnson shtoi se ai dëshiron të ndalojë liderin rus të përdorë rezervat e arit dhe se ai duhet të paraqitet para Gjykatës Penale Ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova
Kryeministri britanik gjithashtu zbuloi se do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “së shpejti” , megjithëse është e paqartë nëse kjo do të ndodhë fizikisht, apo përmes videolidhjes.