Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është shprehur i pikëlluar për lajmin për vdekjen e ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright, përcjell InLajmi.
Konjufca theksoi se kontributi i Albright për çlirimin, paqen, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, do të mbetet gjithmonë në mendjet dhe zemrat tona.
Konjufca tha se në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar, bashkëndiejmë me familjen, miqtë dhe popullin amerikan.
“Pusho në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar”, tha ai.
Postimi i plotë i tij:
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-Sekretares Amerikane të Shtetit dhe mikes së madhe të Kosovës dhe shqiptarëve, Madeleine Albright.
Kontributi i Zonjës Albright për çlirimin, paqen, lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, do të mbetet i paharruar në mendjet dhe zemrat tona.
Në këto çaste dhimbjeje për humbjen e politikanes së shquar e pragmatiste, shpirtit të humanizmit dhe simbolit të guximit kundër barbarisë së Milosheviqit, bashkëndjejmë me familjen Albright, të afërmit dhe mbarë popullin amerikan.
Prehu në paqe mikja jonë e çmuar dhe e paharruar! /InLajmi/