Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së fundmi gjatë vizitës së tij në Izrael është takuar me zyrtarë izraelitë, në mesin e tyre shefin e Departamentit për Ballkanin , Ambasadorin Dan Oryan, si dhe Tamar Ziv, e cila pritet të jetë ambasadorja e Izraelit në Kosovë, përcjell InLajmi.
Në këtë takim, Mehaj ka njoftuar se është diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike, në theks të veçantë në fushën e diplomacisë së mbrojtjes.
Postimi i plotë i tij:
Kosova dhe Izraeli avancojnë marrëdhëniet diplomatike në stad edhe më të lartë
Në vazhdën e takimeve me autoritetet shtetërore izraelite, gjatë vizitës sime, kam takuar Shefin e Departamentit për Ballkanin , Ambasadorin Dan Oryan, si dhe zonjën Tamar Ziv, e cila pritet të jetë Ambasadorja e Izraelit në vendin tonë.
Me këtë rast, diskutuam për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe forcimit të marrëdhënieve të përgjithshme diplomatike, me fokus edhe në bashkëpunimin në fushën e diplomacisë së mbrojtjes.
Gjithashtu, Tamar Ziv i dëshirova suksese në misionin e saj në vendin tonë dhe bashkëpunim të ngushtë për të gjitha çështjet me interes për 2 vendet tona./InLajmi/