Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ditën e martë raportoi në Komisionin për Integrim Evropian, ku tha së skandali diplomatik me zëvendës-sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, nuk ka pasur kurrfarë keqkuptimi siç është folur, raporton InLajmi.
Edhe pse u demantua nga Bjorn Berge, Bislimi u arsyetua kiu tha biseda mes 2 paleve ishte mjaftë e frytshme dhe kjo është parë.
Sipas tij për sa kohë të tjerët kritikojnë për një presje vet Bislimi të gjitha ato fjalë i merr komplimente.
Ndërsa Bislimi si përfundim tha se mund të vazhdojnë të kritikojnë sa të duan, por që prap gabime tek puna nuk do mund të gjejnë.
“Në sytë e Berger nuk ka kurrfarë keqkuptimi, Berger është zëvendëskryetar i Këshillit të Evropës dhe ka kompetencat e veta, si dhe ju siguroj në tërësi se biseda ka qenë shumë e frytshme. Kjo vetëm është parë në sytë e disave në Kosovë. Unë kam një bindje që kur puna e tweet-it që ka mu përdor si ushqim, që qeveria nuk po din me i përdor tweet-at. Duhet me kalu pak te substanca. Për aq kohë sa mbeteni te presjet, unë këtë e marr si kompliment, se ju nuk po mund të gjeni ndonjë gabim në punën tonë. Unë dëshiroj që të vazhdoni me këto kritika”, shtoi ai. /InLajmi/