Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në një deklarate tha se Qeveria paraprake në Mal të Zi ishte pro-ruse dhe se po presin qeverinë e re për të diskutuar demarkacionin, pikërisht këto fjalë kanë nxitur reagim nga ana kryeministrit malazez në detyrë, Zdravko Krivokapiq, përcjell InLajmi.
Sipas kryeministrit malazez kjo deklarate e kryeministrit të Kosovës nuk është asgjë tjetër veçse provokim, por që nga ana e tij është e papranueshme.
Sipas tij kjo deklaratë cenon integritetin territorial të Malit të Zi.
Pastaj Krivoapiq është shprehur i habitur për mënyren se si nuk po reagojnë presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe kandidati për kryeministër, Dritan Abazoviq. /InLajmi/
Izjava gospodina Kurtija, kojom najavljuje opasne aspiracije narušavanja teritorijalnog integriteta Crne Gore, smatram nedopustivom provokacijom.
Interesantno je da nema nikakve reakcije predsjednika Crne Gore i neustavnog mandatara Dritana Abazovića.— Zdravko Krivokapić (@profKrivokapic) March 22, 2022