Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur në lidhje me një vjetorin e qeverisjes se Qeverisë Kurti 2, raporton InLajmi.
Sipas tij kjo qeveri nuk ka sjellë asgjë tjetër tek qytetarët përveç arrogance, braktisje kauzash dhe i ka sjellë vendit krizë pas krize.
“Janë përmbledhur 12 fusha të qeverisë së paaftë të Kosovës përgjatë 12 muajve, e cila është përcjellë me populizëm arrogance. Me braktisje të kauzave fondamentale. Nga kriza e pandemisë e tek rritja e çmimeve qeveria ka braktisur qytetarët tanë”, tha ai.
Abdixhiku është shprehur se qeveria ka pas një aftësi të jashtëzakonshme në kapjen e bordeve, por që nuk iu ka dal mirë pasi ka sjellë pasoja fatale me energjinë elektrike.
Tutje ai ka thënë së kjo qeveri po izolon shtetin e e Kosovës duke mos i sjellë as edhe një takim të rëndësishëm ndërkomvëtar.
“Kjo qeveri ka qenë shumë e aftë në kapjen e bordeve. Kapja e këtyre institucione ka rezultuar të jetë fatale edhe me krizën energjetike. Është karakterizuar sa i përket takimeve të rëndësishme me ndërkombëtar. Izolimi i Kosovës po merr formë çdo ditë. Nuk përjashtohet as qasja e kësaj qeverie sa ai përket dialogut. Në politikën e brendshme ka qenë sa arrogante ashtu edhe konfliktuoze”, tha ai.
Kurse tutje ai tha se qeveria Kurti arriti që në 2 vite qeverisje ta godit fortë popullin e Kosovës, duke i sjellë qytetarëve ngritje çmimesh që nuk janë të përballueshme.
“Në vitin e 2-të të Qeverisë së paaftë u përballëm edhe me rritjen e çmimeve të papërballueshme për qytetarët. Në muajt e ardhshëm pritet që inflacioni pritet të jetë dyshifror. Qeveria e Kosovës me kokëfortësi ka refuzuar të ulë koston e përballueshmërisë së qytetarëve të Kosovës.”, tha Abdixhiku. /InLajmi/