Tanimë ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përkujtuar ditën e parë të demokracise ku sipas tij kjo ditë është shumë e rëndësishme, përcjell InLajmi.
Siç thotë vet ai sot para 30 viteve ishin shqiptarët ata që zgjodhen pikërisht partinë që ai drejtonte, si një subjekt që do t’i udhëheq drejt një të ardhme që iu solli lirinë dhe demokracinë.
Sipas tij, ky rrugëtim nuk ka qenë fare i lehtë sepse kjo parti kaloi shumëçka për një të ardhme më të ndritur për shqiptarët, kurse në këtë 30 vjetor Basha uron që rruga drejtë demokracisë të jetë e ndritur.
Postimi i plotë i tij:
30 vjet më parë shqiptarët zgjodhën Partinë Demokratike, zgjodhën të ardhmen dhe fituan lirinë dhe demokracinë, duke përmbysur një herë e përgjithmonë diktaturën komuniste. Rrugëtimi ynë ka qenë i gjatë dhe i vështirë, me suksese që kanë shënuar për mirë jetën e shqiptarëve, dhe dështime që na kanë ndarë nga ajo shumicë dërrmuese shqiptarësh që në 1992-shin i dhanë jetë ëndrrës për një Shqipëri evropiane.
Në dekadën e 3-të të asaj fitoreje historike, demokratët ndodhen përpara betejës për një Parti Demokratike të së ardhmes, të bashkuar mbi vlerat me të cilat kemi lindur, si shpresa e vetme e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ata sot meritojnë dhe do të kenë një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë, e gatshme per t’u përballur dhe për të fituar mbi të keqen që i ka zënë frymën vendit.
Gëzuar ditën e parë të demokracisë! /InLajmi/