Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i është përgjigjur akuzave se ai po i ndihmon bizneset e mëdha, përcjell InLajmi.
Rama theksoi se Shqipëria qysh nga viti 2014 ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh.
Ndërsa shtoi se Shqipëria ka edhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve.
Në foton e publikuar shihet se për tatimi mbi fitimin e biznesit të madh në Shqipëri është deri në 15%, ndërsa në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Bosnje dhe Harcegovinë është 10%. Kurse Serbia ka të njëjtën shifër si Shqipëria 15% dhe Mali i Zi me shifrën më të ulët prej 9%.
Postimi i plotë i tij:
Qysh prej vitit 2014 Shqipëria ka taksat më të larta në rajon për Biznesin e Madh dhe numrin më të lartë të akuzave e sharjeve për të kundërtën! /InLajmi/