Shqipëria dje është goditur nga një tërmet 6.4 ballë i Rihterit me ç’rast ka shkaktuar 31 viktima dhe ende janë duke u kërkuar trupa të tjerë. Sot, e tërë Kosova i ka sytë nga Shqipëria ku janë mobilizuar i madh dhe i vogël që t’i dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri.
Mirëpo ata gjatë ditës së djeshme u desh të paguanin taksë në Rrugën e Kombit, pavarësisht vullnetit të tyre të mirë për të ndihmuar.
E sot është marrë vendimi që të gjithë personat që shkojnë në Shqipëri, për të dërguar ndihma për të prekurit nga tërmetet, do të lirohen nga pagesa e taksës në “Rrugën e Kombit”.
Lajmi është bërë i ditur nga “Maraklitë e kerreve”. Konkretisht, ata kanë njoftuar se të gjithë personat nga Kosova, që nisen drejt Shqipërisë, të lajmërohen në sportelin e fundit në pikën kufitare mes dy vendeve.
“Autostrada është pa pagese për ata që dërgojnë ndihma, vetëm duhet të paraqiteni në sportelin e fundit djathtas”, njoftojnë maraklit e kerreve.