Ushtria ruse ka rritur sërish përpjekjet për të rrethuar kryeqytetin ukrainas, i cili tashmë prej 26 ditësh vazhdon heroikisht qëndresën e tij.
Gjatë natës së fundit, avionët rusë kanë lëshuar raketa të tjera ndaj Kievit, një prej të cilave goditi dhe një qendër tregtare, duke iu marrë jetën të paktën 6 persona.
Shpërthimi raportohet të ketë qenë tepër i fuqishëm saqë ka shkatërruar dhjetëra makina në parking ku raketa ka hapur dhe një krater të madh, shkruan A2CNN.
Mbas sulmit, një vatër e madhe zjarri përfshiu distriktin e Podilskyi, i cili u vu në kontroll vetëm pas disa orësh, falë ndërhyrjes së rreth 70 zjarrfikësve.