Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Klinë, më konkretisht në fshatin Grabanicë, si pasojë e të cilit janë lënduar 16 persona, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për gazetën InLajmi se si pasojë e aksidentit të ndodhur sonte, kanë mbetur të lënduar 16 persona, mirëpo 3 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
3 prej tyre që kanë lëndime më të rënda janë transferuar në Spitalin e Prishtinës, për shkak të disa ndërhyrjeve më të komplikuara.
Të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe në aksident kanë qenë të përfshira 4 vetura. /InLajmi/