Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur për publikun e gjerë se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, kanë diplomuar liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se bashkë më aleatët e shtetit do ecim përpara dhe do të jemi të pathyeshëm.
Mehaj ka shtuar se ky diplomim i liderëve të rinjë është zhvilluar duke u bazuar në modulin e sistemit arsimor të ushtrisë amerikane, e që sipas tij rruga e Forcave të Sigurisë së Kosovës po shkon vetëm drejt suksesit.
Postimi i plotë i tij:
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes diplomojnë liderët e rinj nga kontingjenti i nënoficerëve të FSK-së.
Me program mësimor të bazuar në modelin e sistemit të arsimor të ushtrisë amerikane, kursantët tanë, zhvilluan njohuritë dhe aftësitë profesionale të udhëheqjes së njësive në teatrot e operacioneve në nivelin taktik.
Forca drejtë sukseseve të radhës!
Ne, së bashku me aleatët tanë, jemi të pandalshëm, të pathyeshëm dhe të pakthyeshëm! /InLajmi/