Ish banorja e Big Brother Albania VIP, Monika Lubonja, emër ky qe mori famën me vete edhe pas daljes nga shtëpia, përcjell InLajmi.
Monika edhe pas daljes nga BBV po komentohet ne lidhje me raportet e saj me ish banoret.
Por ajo ceku 2 nga banorët pasi sipas saj nga ta është zhgënjyer por që refuzoi të jap emra, duke thënë se gjestet e tyre ishin të tmerrshme pasi gjatë gjithë kohës kanë kërkuar votën e publikut.
“2 njerëz që nuk dua t’i përmend që i doja dhe iu dhashë maksimumin tim nuk e kuptuan pjesën njerëzore timen. Ne jetuam me njëri-tjetrin, hëngrëm, shijuam dhe kjo pjesa m’u duk abuzive, duke e shfaqur edhe atë mendimin për Monikën në publik, siç pashë disa klipe që i bënin thirrje nga ekrani ‘votoni këtë, votoni atë’, për mua ka qenë e shëmtuar, e turpshme. Unë kurrë nuk kam guxuar dhe kurrë nuk do të guxoja të bëja një lloj thirrje. Abuzuan me sinqeritetin dhe dashurinë time. Unë kur pashë që me Donaldin po abuzohej teksa unë e njihja nga jashtë sepse kisha bashkëpunuar, aty e thash fuqishëm fjalën time. Unë e kam ngritur zërin për gjërat e rëndësishme në shtëpi.”, tregoi Monika.
Ndërsa tutje Monika tregoi edhe për raportin me ish-banoren, Arjola Demirin, pasi Brenda shtëpise ato ishin shumë të afërta, por që me sa duket raportet e tyre janë mirë pasi ato shihen por jo shumë shpesh, për faktin që të 2-ja jaemi të zëna më punë, është shprehur Monika.
“Unë i kam shkruajtur kur dola, e kam pyetur si i ka fëmijët, jam mirë më ka thënë, kam emocione. Të dyja nuk kemi qenë mirë, sepse Arjola është nënë e 3 fëmijëve dhe nuk ka qenë e lehtë për të. Ne nuk jemi përditë bashkë sepse punojmë. Arjola shumë shpejt do të nisë edhe një projekt në Kosovë dhe kjo bën që ne mos të jemi përditë bashkë. Mua më bëhet qejfi që kemi projektet tona, që jemi duke punuar. Në një moment që do të kemi hapësirat e lira do të pimë kafe, do të flasim më njëra tjetrën dhe do të diskutojmë. Ne e njohim njëra-tjetrën, e kemi njohur edhe brenda “BBV”, thjesht me shikim.” Shtoi tutje aktorja. /InLajmi/

















