2 minatorë kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i bllokuar këtë të shtunë pas shembjes së një galerie kromi në Tropojë.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasi Adil Dauti, 42 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 43 vjeç, të 2 banues në Tropojë.
“Më datë 19.03.2022, rreth orës 11:55, në fshatin Lajthizë është shembur një galeri, ku për pasojë ka humbur jetën një shtetas A. D., 41 vjeç, banues në Tropojë dhe dyshohet se brenda saj janë bllokuar dhe 2 punonjës”, citohet nga njoftimi i mëhershëm i policisë, përcjell TopChannel.
Mësohet se grupi hetimor dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes, për t’ju ardhur në ndihmë personave të bllokuar.