Mbrojtësi i Chelseat Antonio Rudiger ka arritur marrëveshje që të nënshkruajë kontratë 4 vjeçare me gjigandin italian Juventus.
Rudiger është pa kontratë në fund të këtij sezoni, dhe spekulohet se me sanksionet e fundit drejt Chelseat dhe Abramoëich, ylli gjerman ka vendosur të largohet nga kampioni evropian, shkruan Gazzetta dello Sport
Siç spekulohet, Rudiger ka pranuar marrëveshjen 4 vjeçare të ofruar nga gjigandi italian dhe në fund të këtij sezoni do të largohet nga “Stamford Bridge” drejt Serie A, transmeton IndeksOnline
Që prej transferimit të tij nga Roma te Chelsea, Rudiger ka arritur të bëjë 190 paraqitje për kampioni evropian, duke regjistruar 10 gola dhe 7 asistime.