Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky së fundmi ka thënë se negociatat me Rusinë, është shanci i vetëm që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta, përcjell InLajmi.
Ai përmes rrjeteve sociale ka ritheksuar se është koha për tu takuar me Rusinë.
“Negociatat kuptimplote për paqen, për sigurinë për ne, për Ukrainën, janë shansi i vetëm për Rusinë që të zvogëlojë dëmin nga gabimet e veta. Është koha për t’u takuar. Koha për të folur. Është koha për të rivendosur integritetin territorial dhe drejtësinë për Ukrainën. Përndryshe, humbjet e Rusisë do të jenë aq të mëdha sa që disa breza nuk do të mjaftojnë për t’u rikuperuar”, ka deklaruar Zelensky.
Ndryshe, sulmet ruse në Ukrainë kanë nisur që nga 24 shkurti. /InLajmi/