Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Mëngjesi pritet të jetë shumë i ftohtë, me temperatura minimale nga -4 deri në -7 gradë Celsius. Gjatë ditës priten rreze diellore, por do të jetë ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga veriu dhe lindja. Temperaturat maksimale pritet të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius.
Në Shqipëri dhe rajon priten intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira lokale. Vranësira pak më të theksuara priten në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut ku mund të ketë edhe ndonjë fjollë sporadike bore.
Mot pothuajse i ngjashëm pritet të kemi edhe të dielën dhe të hënën. Priten rreze diellore, por mbetet ftohtë për shkak të mases së fuqishme ajrore nga lindja e cila ka në dominim të plotë rajonin tonë. Të martën pritet një front i ri i ftohtë ajror pikërisht nga lindja me reshje krejtësisht simbolike, lokale bore në disa vise.
Nga e mërkura përmirësim substancial i motit dhe pranvera më në fund do të fillojë të shfaqet në formën e saj më të bukur, përcjell meteoballkan
Nga e enjta na pret mot pranveror me temperatura rreth 18 gradë Celsius.