Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca pranon se Interi është i interesuar të sigurojë shërbimet e tij, por refuzon të përjashtojë një lëvizje jashtë vendit.
Sulmuesi i Italisë ka shënuar 12 gola në 27 ndeshje të ligës këtë sezon, duke tërhequr interesin e shumë klubeve në Itali dhe Evropë, ndërsa në janar thuhet se Scamacca kishte refuzuar një ofertë që vinte nga Borussia Dortmund.
Interi gjithashtu ka vënë sytë te 23-vjeçari dhe sipas raporteve të shumta, ata janë favorit për të nënshkruar me Scamaccan në verë.
Juventusi gjithashtu është lidhur me një lëvizje për sulmuesin, por një transferim në Torino duket i pamundur pas ardhjes së Dusan Vlahovic në janar.
“Unë nuk mendoj për interesimin e Juventusit dhe Interit, nuk kam vendosur kufij për veten time dhe do të vendos me zemrën time”, ka thënë fillimisht Scamacca për Il Corriere dello Sport.
“Kam qenë një herë jashtë vendit dhe nuk do ta kisha problem ta bëja sërish atë zgjedhje”, tha ai, transmeton Telegrafi
“Thashethemet për interesim nga klube të mëdha janë lajkatare, më motivojnë, por unë nuk e ndjek shumë tregun e transferimeve dhe disa situata kërkojnë pak kohë për t’u konkretizuar”, përfundoi sulmuesi italian.