Gjithmonë kemi frikë nga tërmetet, sidomos kur dëgjojmë për magnitudën e tij. Por si funksionon ajo? Shkalla Rihter e quajtur kështu për nder të sizmologut amerikan Charles Francis Richter është një shkallë që shënon një numër nga mjeti seizmometrit për të matur energjinë e çliruar nga tërmeti. U krijua në vitin 1935 nga Rihteri dhe Beno Gutenbergu (të dy nga instituti i teknologjisë në Kaliforni) me synimin për të matur energjinë e çliruar gjatë një sizme. Formula për të llogaritur magnitudën e një tërmeti është si më poshtë:
Sipas shkallës vlerat e shënuara rriten në mënyrë logaritmike dhe jo në formë lineare, në një formë të ngjashme me shkallën e magnitudës yjore të përdorur në astronomi për të matur ndriçimin e yjeve. Kështu një tërmet me intensitet 4 nuk është dyfishi i një tërmeti me intensitet 2, por 100 herë më i lartë se ai. Shkalla Rihter arrin deri në 12 gradë, ku një sizmë e këtyre përmasave do të kishte të njëjtën fuqi me 1 miliardë tonelata të trinitroluenit me forcë të mjaftueshme për të çarë tokën përmes bërthamës.
Klasifikimi i shkallës Rihter dhe ndikimi në sipërfaqe:
Më pak se 3.9: në përgjithësi nuk perceptohet.
Nga 4- 4.9: perceptohet shpesh, por me pak dëme.
Nga 5- 5.9: perceptohet, shkakton dëme të vogla, në ndërtesa të vjetra mund të shkaktojë dëme të mëdha.
Nga 6.0 – 6.9: mund të shkaktojë dëme të ashpra në zona të populluara në një perimetër prej 160 km.
Nga 7.0 – 7.9: tërmet i madh. Shkakton dëme serioze në shumë zona dhe zakonisht ka 18 të tillë në vit.
Nga 8.0 – 8.9: bëhet fjaë për një tërmet të madh që mund të shkaktojë dëme në zona të ndryshme prej qindra kilometrash. Prodhohen 1 ose 3 në vit.
Nga 9 – 9.9: janë tërmete shkatërruese në mijëra kilometra. Prodhohen 1 ose 2 në çdo 20 vjet.
Nga 10 e më lart: ende nuk është regjistruar një i tillë. Pasojat e tij do të ishin epike.
Duke patur parasysh se tërmetet filluan të maten duke u nisur nga shek. XX, tërmeti me magnitudë më të lartë në histori u regjistrua në Valdivia, në Kili në vitin 1960. Sizma kishte një magnitudë prej 9.5 të shkallës Rihter. Pati 2 000 000 viktima dhe Valdivia u zhyt rreth 4 metra nën nivelin e detit si dhe shkaktoi shpërthimin e vullkanit Puyehue./Bota.al