Presidenti amerikan Joe Biden e quajti për herë të parë presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”, transmeton InLajmi.
Mirëpo për këtë ka reaguar edhe Kremlini.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Kremlini thotë se komentet e Bidenit janë “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”, shkruan BBC.
Ndryshe administrata e SHBA-së asnjëherë deri tani nuk e kishte përdorur këtë term për presidentin rus edhe pse ishte pyetur. /InLajmi/