Marinela Shpati, emër ky i cili jehoj gjatë zgjedhjes së MRS Michigan Amerika 2022, përcjell InLajmi.
E veçanta e kësaj është sepse po kjo bukuroshe është nga Shqipëria, bukuria e saj arriti ta rrëmbej kurorën e bukurisë. Lajmin e ka bërë të ditur vet misi.
Shpati ka falendëruar të gjitha ata të cilët e kanë mbështetur në këtë drejtim, duke thënë se ata që e besuan dhe i dhanë këtë titull.
Postimi i plotë i saj:
“Para së gjithash dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e tij është gjithmonë perfekte. Sepse ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua! Jam vërtet e nderuar që u zgjodha Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të ndaj zemrën time! Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Jam përgjithmonë mirënjohëse. Faleminderit të gjithë sponsorëve dhe trajnerit tim. Për burrin tim, të dua! Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur dhe besoni në mua! Familjes sime, miqve dhe familjes time të punës faleminderit, dashuria dhe mbështetja juaj vlerësohet shumë! Për motrat e mia mbretëresha, ishte e mrekullueshme që ju njoha të gjithave. Zoti ju bekoftë.” /InLajmi/