Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka përshëndetur vendim e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila pak më herët urdhëroi Rusinë që të ndalojë pushtimin e Ukrainës, përcjell InLajmi.
Sipas Metës, meqenëse nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, gjykata e vërtetoi se ky agresion i Rusisë është i pajustifikuar.
Presidenti i Shqipërisë shprehu edhe një herë mbështetjen për Ukrainën dhe theksoi se pushtimi rus duhet të ndalojë menjëherë.
Postimi i plotë i tij:
Përshëndes vendimin e sotëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që urdhëron Rusinë të ndalojë pushtimin e Ukrainës.
Duke theksuar se nuk ka asnjë provë që të mbështesë justifikimin e Rusisë për luftën, GjND konfirmon dhe njëherë atë që bashkësia ndërkombëtare në unison ka argumentuar se ky agresion është i pajustifikuar dhe i paprovokuar.
Pushtimi rus i Ukrainës duhet të ndalojë menjëherë dhe forcat pushtuese ruse të tërhiqen nga Ukraina.
Shqipëria është në krah të Ukrainës mike, në mbështetje të luftës së saj heroike në mbrojtje të pavarësisë, integritetit territorial dhe të vlerave europiane. /InLajmi/