Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot pas tërmetit që ka ndodhur në Shqipëri janë angazhuar për t’i ndihmuar motrat e vëllezërit në Shqipëri.
Ai ka thënë se të gjithë aktivistët e LVV janë vënë në dispozicion për të ndihmuar, të cilët kanë mbledhur ndihma, shtroja e tesha, tenda e barna, ushqime e gjësende të ndryshme, po ashtu edhe mjekë e infermierë vullnetarë./InLajmi/