Për vitin 2022, gjegjësisht grantin specifik, Ministria e Arsimit ka alokuar mbi një million e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore, shkruan InLajmi.
Këtë e ka bërë me dije, zëdhënësja e MASHTI-t, Iliriana Pylla, për Gazetën InLajmi, derisa ka treguar se Komunat duhet të bëjnë identifikimin e atyre personave që kanë nevojë dhe pastaj të bëhet ndarja.
“Mund ta konfirmoj se MASHTI për grantin specifik për vitin 2022 ka alokuar mbi një milion e 700 mijë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore. Ky është një problem që ka vite me të cilin ballafaqohen shkollat tona dhe kjo është vetëm një nismë për zgjidhjen e këtij problemi. Mendoj se komunat do të duhej ta bënin identifikimin e atyre që kanë nevojë. Ndërkohe qartësohen detajet e procesit. Për momentin mjetet janë alokuar”, tha Pylla./InLajmi/