Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është kanosur së fundmi nga një person, derisa Policia e Kosovës ka njoftuar se me tu lajmëruar lidhur me këtë rast, e ka ndaluar dhe më pas arrestuar një person të dyshuar, përcjell InLajmi.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh, derisa më tej bëhet me dije se personi i arrestuar me vendim të prokurorit do të qëndrojë 48 orë në stacionin policorë.
Se cilat janë arsyet më gjerësisht të kanosjes ndaj kryetarit Gjini, policia ka njoftuar se ky rast është duke u hetuar./InLajmi/