Në selinë qendrore të NATO-s, flamuri i Republikës së Shqipërisë është ulur në gjysmë shtizë pas tragjedisë që ka ndodhur sot nga tërmeti i fuqishëm që ka lënë të vdekur 17 persona e shumë të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Në gjysmë shtizë po ashtu është ulur dhe flamuri i Francës pas një aksidenti me helikopter në Mali kanë vdekur 13 ushtarë francez.
“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-së./InLajmi/
https://twitter.com/NATO/status/1199343723500302336