Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar të ndërmerren disa masa konkrete karshi situatës me rritjen e çmimeve në vend, raporton InLajmi.
Tahiri i pyeti deputetët nëse janë të vetëdijshëm për çmimin e bukës e qumështit

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të ketë masa konkrete që e prekin qytetarin e Kosovës, që e prekin njeriun e varfër apo që e prekin secilin individë. O njerëz, a e dini dhe a jeni të vetëdijshëm sa është rritur çmimi i bukës dhe i qumështit? Cilat janë masat, për këto masa duhet me fol”.
Tutje ata gjithashtu kanë kërkuar nga qeveria që ta kalojnë më shpejtë edhe ligjin për paga./InLajmi/





















