Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën e thirrur në Kuvend për rritjen e çmimeve të produkteve, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se gjendja është pothuajse e jashtëzakonshme, raporton InLajmi.

Tutje ai ka thënë se janë në dijeni që kryeministri edhe qeveria nuk kanë faj kryesor për rritjen e çmimeve por kanë faj që sipas tij kanë marrë detyra që nuk po munden t’i përfundojnë.
‘’Për këtë krizë nuk keni kurrfar plani, ju mund të thoni që lufta në Ukrainë e ka shkaktu pak këtë shpërthim të çmimeve, por çka keni bërë ju për këtë rritje te çmimeve?’’, tha ai.
Mes tjerash ai ka thënë se nëse Qeveria e Kosovës po të kishte vëmendje për rritjen e çmimeve nuk kish me ndodh rritja e çmimit të vajit./InLajmi/





















