Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur sot kritika të ashpra ndaj Qeverisë Kurti, për siç thotë, nuk bëri asgjë për parandalimin e ngritjes së çmimeve apo që kjo të mos vërehet në xhepin e qytetarëve, raporton InLajmi.

”Ju dhe kjo qeveri duhet të menaxhoni me kriza të tilla.Ju nuk po menaxhoni me ndërhyrjet e juaja. Ju kemi dëgjuar të krekoseni për rritjen ekonomike të vitit 2021. Por nuk mundesh me folë për diçka çka ke fitu, pa tregu çka ke humb”.
Tutje ajo ka thënë se kjo ngritje eçmimeve të produkteve në vendin tone është bërë si një pandemic e 2-të.

”Sot ngritja e çmimeve është bërë pandemi e 2-të. Ajo çka po ndodhë me çmimet sot është frikësuese. Qeveria jonë nuk bëri asgjë” ./InLajmi/



















