Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka bërë të ditur se e ka telefonuar kryeministrin Albin Kurti për të 2-tën herë në më pak se një muaj lidhur me zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 3 prill, përcjell InLajmi.
Chollet tha se pati “bisedë të mirë” me Kurtin, ndërsa e falënderoi për mbështetjen e forte sa i përket Ukrainës pas agresonit rus.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti sot. E falënderova atë për mbështetjen e tij të fortë në çështjen e Ukrainës dhe theksova rëndësinë e sigurimit të votuesve me të drejtë vote në Kosovë që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme kombëtare serbe të 3 prillit”, shkroi zyrtari amerikan./InLajmi/