Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreun kanë vizituar Athinën e Greqisë, transmeton InLajmi.
Gjatë vizitës janë takuar me kryetarët e Bashkive të Mikonos si Salaminës, Korinthit dhe Argo-Saronikos.
Ai theksoi se gjatë takimit janë prezantuar edhe vlerat turistike të Deçanit.
Ramosaj është shprehur mirënjohës ndaj Brikena Qamës, për organizimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar.
Gjithashtu ka falëndëruar ambasadoren e Shqipërisë, Luela Hajdaraga-Gila pastaj drejtorin e Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë.
Postimi i plotë i tyre:
Kam përfunduar vizitën zyrtare në Athinë të Greqisë, në kuadër të prezantimit të vlerave turistike të Deçanit, ku jemi takuar me kryetarët e Bashkive të Mikonos, Salaminës, Korinthit dhe Argo-Saronikos.
Mirënjohës për organizimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar, Presidentes znj.Brikena Qama.
Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, Ambasadores, shkëlqesisë së saj znj.Luela Hajdaraga-Gila.
Drejtorit të Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë z.Fitim Gllareva.
Mirënjohës për përfaqësuesit e Dhomës Tregtare Greke dhe Rrjeti i Biznesit Shqiptar në Greqi.
Në vizitë ishim së bashku me Bashkinë e Lezhës, kryetarin e kësaj Bashkie z.Pjerin Ndreu.
Mirënjohës dhe falënderues për mikëpritjen! /InLajmi/