Hapësira ajrore mbi Ukrainën “mbetet e kontestuar”, u tha gazetarëve të hënën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane, transmeton InLajmi.
“Ne mendojmë se rusët nuk kanë arritur epërsi ajrore mbi të gjithë Ukrainën”, tha zyrtari.
“Edhe pse rusët nuk kanë arritur epërsi ajrore, ata sigurisht kanë më shumë asete në dispozicion të tyre, shtoi zyrtari.
Plani ukrainas ajror ndryshon çdo ditë, tha zyrtari.
“Nuk mund të flas në lidhje me planin ajror të ukrainasve, ai ndryshon çdo ditë, ata po tregohen, ne mendojmë se janë të kujdesshëm me asetet e tyre ajrore dhe se si po i përdorin dhe për çfarë i përdorin ato,” tha zyrtari.
Presidenti rus Vladimir Putin ka rreth 100% të forcave të tij të mbledhura brenda Ukrainës, tha zyrtari.
“Ai ka futur gjithçka brenda”, shtoi zyrtari, shkruan CNN.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për krijimin e zonës kundër fluturimit mbi Ukrainë, ndërsa Rusia vazhdon sulmet në të gjithë vendin. SHBA dhe NATO kanë kundërshtuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi në Ukrainë, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund të çojë në një “luftë të plotë në Evropë”. /InLajmi/