Trajneri i njohur gjerman, Felix Magath është bërë me skuadër të re. 68 vjeçari ka nënshkruar me Herthën e Berlinit deri në fund të sezonit.
Ish-trajneri i Bayernit ishte një nga emrat më favorit për të marrë drejtimin e Kosovës, por që në fund kishte refuzuar, transmeton Indeksonline.
Magath para vetes do ta ketë misionin e vështirë për të mbajtur Herthën në ligë. Skuadra kryeqytetase është e parafundit në ligë me vetëm 23 pikë të tubuara.