Dhjetëra fëmijë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus pothuajse 3 javë më parë.
Gjithsej 90 fëmijë kanë vdekur, sipas prokurorisë së përgjithshme të Ukrainës.
“Numri më i madh i viktimave është në rajonin e Kievit, Kharkivit, Donetskit, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr”.
Më herët, administratorët lokal në qytetin port jugor të Mariupolit konfirmuan se numri i të vdekurve që nga 24 shkurti tani ka tejkaluar 2.500.
Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thonë se kanë konfirmuar 1.663 të vdekur civilë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë, ka të ngjarë që ky numër të jetë dukshëm më i lartë.