Ministria e Energjisë Bërthamore e Ukrainës thotë se energjia është rikthyer në termocentralin bërthamor të Çernobilit, përcjell InLajmi.
Ky rregullim erdhi pas paralajmërimeve se mund të rritet rreziku i rrjedhjes së rrezatimit, nëse një linjë e tensionit të lartë, që ishte e dëmtuar në luftime nuk riparohej.
Sistemet e ftohjes funksionojnë normalisht për energji rezervë, tha ministria e energjisë atomike.
Forcat ruse pushtuan termocentralin bërthamor, në ditën e parë të pushtimit muajin e kaluar.
Shqetësimet mbeten për stafin që qëndron në termocentralin nën autoritetin e forcave ruse, shkruan CNN.
Punëtorët vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre dhe atmosfera thuhet të jetë e qetë. /InLajmi/