Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov ka shprehur ngushëllimet e tij për tërmetin që goditi sot Shqipërinë. “Ne ndajmë dhimbjen e popullit shqiptar dhe shprehim shpresën për shërimin e menjëhershëm të të gjithë të dëmtuarve dhe rivendosjen e shpejtë të çdo dëmi serioz material”, shprehet Borissov. “Në këtë kohë të vështirë”, thekson ai, “ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetjen e nevojshme përsëri për Shqipërinë mike”, raporton RTSH.
Operacionet e kërkim-shpëtimit po vijojnë, ndërsa së shpejti këtyre operacioneve do t’u bashkohen edhe skuadrat speciale të emergjencës nga 7 vende të tjera që kanë konfirmuar deri tani gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë.