Emine Dzheppar, zëvendësministre e Jashtme e Ukrainës, ka kritikuar ashpër Serbinë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Rusisë, madje së fundmi që po lejon realizimin e fluturimeve.
Në një postim në Tëitter, ajo ka shkruar se Serbia ka dyfishuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Moskë, derisa linjat ajrore të Evropës i kanë ndaluar fluturimet për Rusinë, duke mbyllur hapësirën ajrore për aeroplanët rusë.
“AirSerbia ka dyfishuar fluturimet e drejtpërdrejta për në Moskës, derisa linjat ajrore të Evropës kanë ndalur fluturimet për në Rusi dhe kanë mbyllur hapësirën ajrore për aviokompanitë ruse. Serbia është e vetmja në Evropë me qiell të hapur për Rusinë. Të fitosh para mbi gjakun e ukrainasve është e padenjë, për një shtet kandidat për në Bashkimin Evropian”, ka shkruar ajo, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër Ukraina po vazhdon të mbrohet fuqishëm kundër agresionit rus që nuk po kursen asgjë, duke filluar nga bombardimet e shkollave, spitale e deri te lagjet e banuara me civilë.




















