Sanksionet kundër Rusisë mund të bëjnë që Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) të rrëzohet dhe të çojë në atë që në një strukturë prej 500 tonësh të bie në det ose në tokë.
Kështu tha kreu i agjencisë ruse të hapësirës, Roscosmos.
Dmitry Rogozin, një mbështetës i zëshëm i pushtimit rus të Ukrainës, bëri thirrje që të hiqen sanksionet pasi ato mund të pengojnë funksionimin e anijes kozmike ruse që i shërben ISS.
Si rezultat, segmenti rus i stacionit, i cili ndihmon në korrigjimin e orbitës së tij, mund të ndikohet, duke shkaktuar që struktura 500 tonëshe “të bie në det ose në tokë”, shkroi shefi i Roscosmos, shkruan The Guardian.
Duke publikuar një hartë të vendndodhjeve ku ISS mund të zbriste, ai tha se nuk kishte gjasa të ishte në Rusi, transmeton lajmi.net
Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka thënë më parë se po përpiqej të gjente një zgjidhje për ta mbajtur ISS në orbitë pa ndihmën e Rusisë.