Shefi i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, këtë të shtunë derisa të gjithëve u ka dëshiruar një fundjavë të mbarë ka dhënë edhe një lajm me rëndësi, gjegjësisht ka njoftuar se është krijuar Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit, përcjell InLajmi.
Rama këtë lajm e ka dhënë pikërisht këtë të shtunë kur në ora 11:00 janë paralajmëruar protesta lidhur me shtrenjtimin e karburanteve.
E me krijimin e Bordit, Rama tha se do të shërbejë si filtër i kompanive për të evituar abuzimet.
Postimi i plotë i tij:
MIRËMËNGJES
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë sepse kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë./InLajmi/